JAPONI – Një ekip japonez ka mundur të kapë kallamarin gjigand duke sjellë për herë të parë pamje filmime të tij nga fundi i Oqeanit Paqësor. 

Misioni u organizua nga Muzeu Kombëtar Shkencor i Japonisë në bashkëpunim me NHK dhe me amerikanin Discovery Channel. 

Kallamari gjigand, Architeuthis, është invertebrori më i madh i njohur si një “ndër misteret e fundit të oqeanit”. 

Ekipi i përbërë nga shkencëtarë, pilotë, marinarë, inxhinierë filmuan, 9 km larg ishullit Chichi në veri të Oqeanit Paqësor, në një thellësi prej gjysëm kilometri. 

Kjo nuk është hera e parë që shfaqen imazhe të një kallamari gjigand, por filmimet e publikuara nga ky ekip, sjellin një kallamar të gjallë, ndryshe nga herët e tjera kur krijesa shfaqej e vdekur. 

Në një video që po qarkullon sot në internet janë imazhet e këtij cephalopodi të argjendtë, me gjatësi mbi 3 metër që noton në errësirën e thellësi së ujrave të oqeanit. 

http://www.youtube.com/watch?v=r1NgdoFFdrI