Një video e publikuar një ditë më parë në portale online, tregon një pedofil në Durrës që nuk humbet rastin për të bërë veprime të turpshme në publik.

Pamjet  tregojnë se në urbanin e linjës së Currilave, një burrë është afruar shumë pas një vajze të vogël. Ajo është me kurriz dhe ai kryen lëvizje të turpshme dhe skandaloze, që vetëm një pedofil mundet t’i kryejë.

Sipas personit që ka filmuar skenën në urban, vajza nuk ka lidhje familjare me burrin që është pas saj. “Është pervers, çdo ditë të njëjtën gjë bën”, ka shkruar ai, duke përcjellë një shqetësim të madh që haset në vende dhe momente të ndryshme në vendin tonë. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur të miturit kanë kaluar në depresion prej situatave të tilla.