Një finale e “çmendur” mund të cilësohet ajo mes Interit dhe Milanit, e vlefshme për Superkupën e Italisë. Ndeshja përfundoi para pak minutash dhe në fund Milani del fitues, duke mundur Interin me rezultatin 3-2. Fillimisht ka qenë Interi që ka shënuar në shtesën e pjesës së parë me anë të Lautaro Martinez, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, shënon edhe golin tjetër me anë të Taremit.
Dukej sikur Superkupa po shkonte tek “zikaltrit”, por në minutën ’52 Teo Hernandez shënon golin e parë. Në minutën e ’80 ishte Pulisic që barazon duke sjellë baraspeshën në lojë. Në minutat e mbetura dukej sikur Interi po tentonte më shumë për të krijuar golin e fitores, por në minutat shtesë, Rafael Leao e menaxhon mirë topin nga e djathta dhe dërgon një krosim mjaft të bukur në zonë ku Abraham nuk e ka të vështirë ta shtyjë në portën bosh.