DURRES, 03 mars 2013 – Me të drejtë java që nis, mund të konsiderohet java e volejbollit. Pritet të zhvillohen dy evenimente të rëndësishme, që për nga pesha vijnë pas kampionatit kombëtar. Me 6 dhe 7 mars në Durrës dhe Tiranë, zhvillohen finalet e kupës së Shqipërisë.
Në Durrës është vendosur të luhen katër ekipet e femrave, ndërsa në Tiranë katër ekipet e meshkujve. Fituesit e ditës së parë, ndeshen në ditën e dytë për fitimin e Kupës. Po ju njohim me këtë rast me kalendarin e garëve.
Femra
6-7 mars 2013
Dita e parë, 6.03.2013
Tirana – Partizani ora 16.00
Teuta – UMB Volej ora 18.00
Dita e dytë, 7.03.1913
Vendi I – II ora 17.00
Ndeshjet zhvillohen në pallatin e sportit Ramazan Njala – Durrës
Meshkuj
6-7 mars 2013
Dita e parë, 6.03.2013
Teuta – Vllaznia ora 18.00
Studenti – Tirana ora 20.00
Dita e dytë, 7.03.2013
Vendi I – II ora 18.00
Ndeshjet zhvillohen në pallatin e sportit Fahrie Hoti – Tiranë
/Bujar Qesja, Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/