Ditën e shtunë (2 shkurt) u zhvillua Finalja e Festivalit të IV të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare të rrethit Durrës. Në aktivitet morën pjesë 25 ansamble nga shkolla 9-vjeçare publike dhe jo publike.

Në 2 ditët e para të festivalit u paraqitën 180 numra artistikë, nga të cilat: 40 këngë, 20 lojëra, 20 instrumentistë si dhe 100 valle nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

Në mbrëmje finale kaluan vetëm 54 numra.

Çmimet ishin të ndara me kategori:

Kategoria e parë mernin pjesë nxënësit e klasave 1-5;

Kategoria e dytë merrnin pjesë nxënësit e klasave 6-9;

KATEGORIA 1

Shfaqja më e mirë për kategorinë e parë e fitoi shkolla “Ibrahim Kodra”.

Shfaqja më e mirë për kategorinë e dytë e fitoi shkolla “Vasil Ziu”;

Vendi i parë Valle Popullore e fitoi shkolla “Kushtrimi i Lirisë”;

KATEGORIA 2

Çmimi i parë për valle popullore kategoria e parë “Ibrahim Kodra”;

Çmimi i parë për këngë kategoria e parë “Mihal Ekonomi”;

Çmimi i parë për këngë kategoria e dytë “Kushtrimi i Lirisë”;

Çmimi i parë për lojë popullore kategoria e parë “Ibrahim Kodra”;

Çmimi i parë për lojë popullore kategoria e dytë “Marie Kaçulini”;

Çmimi i parë për instrument e fitoi nxenesi i shkolles “Vinçenç Prendushi”;

Valltaret më të mira të festivalit: Chiara Xoxi , Martina Cerloi;

Risia e festivalit: shkolla “Hamza Muça”;

Atmosfera e festivalit: “Isuf Ferra”, “Isuf Hoti”.

Në dy ditet e para të festivalit morën pjesë rreth 1800 nxënës, ndërsa në mbrëmjen finale 900 nxënës.

Ky ishte aktiviteti i dytë për vitin 2019 organizuar nga Sektori i Veprimtarive Masive pranë QKF Durrës.