Policia e Gjirokastrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura "Gropa e Batës", dhe "Kurtes"  në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva, u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor anticannabis "Kurtes".

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë Cannabis Sativa.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

  • Demo Zana, 62 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
  • Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.