Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Catch”, ku kanë rënë në pranga Xh. Gj., 45 vjeç, F. B., 26 vjeç, A. Ll., 33 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe për moskallëzimi krimi.
Sipas njoftimit të Policisë, Xh. Gj., 45 vjeç është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, nga ku ka kryer vetëm 1 muaj burg.
26-vjeçari F.B., i dënuar me 4 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë, ku ka kryer vetëm 1 vit e 8 muaj, akuzohet për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Ndërsa A.Ll., është dënuar me 6 muaj burg për “moskallëzimi krimi” nga Gjykata e Elbasanit.
Njoftimi i Policisë:
Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim, 2 prej tyre të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, dhe 1 i shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e 3 shtetasve në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 4 vjet e 7 muaj burgim);
-F. B., 26 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 1 vit e 8 muaj burgim);
-A. Ll., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.