Për të ruajtur sigurinë gjatë eventit më të rëndësishëm të futbollit të organizuar në Shqipëri, finales së Conference League, mes ekipit italian Roma dhe atij holandez Feyenoord,  në ndihmë të policisë shqiptare do të vijnë efektivë nga Policia e Kosovës.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Roma-Feynoord do të luhet në orën 21.00, në Air Albania.

Jo gjithçka ka shkuar mirë deri tani, pasi incidentet kanë qenë të shumta.