Në 25 maj do të ndalalohet qarkullimi me makinë në të gjithë Tiranë, duke bllokuar deri në orën 18 të pasdites dhe hyrjen e mjeteve nga rrethet e tjera të Shqipërisë.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se kjo masë është në kuadër të masave të ndërmarra për organizimin e finales mes Romës dhe Feynord.
“25 maji do të jetë ditë pushimi për administratën, në kuadër të masave për organizimin e finales, një nga eventet më të mëdha që vendi ka pasur.
Kemi një pritshmëri nga gati 5-6 herë më shumë për bileta, nga kapaciteti që ka stadiumi Air Albania. Po marrim të gjitha masat që ajo të jetë një ditë feste për të gjithë, jo vetëm për sportdashësit italianë dhe hollandezë.
25 Maji do të jetë një ditë pa makina në të gjithë Tiranën, përveç urgjencave, do të bllokohen të gjitha akset hyrëse në Tiranë, deri në orën 18:00, kushdo mund të vijë në Tiranë pas orës 6 të pasdites. Do të garantojmë që fluski të garantohet në mënyrë sa më shembullore”, tha Çuçi.





