6 qershor 2015 – Ashtu siç edhe pritej, tifozë të shumtë janë mbledhur pranë Kryeministrisë për të ndjekur finalen e madhe të Champions League-s.
Mes tifozëve të shumtë, ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili për herë të parë ka organizuar në parkun e Kryeministrisë, një ‘ministadium’ për të gjithë tifozët që dëshironin ta ndiqnin ndeshjen aty.
Ndërkohë, ka filluar sërish pjesa e dytë, ku Juventus ka barazuar Barcelonën, duke e çuar rezultatin e deritanishëm 1:1, në sajë të lojtarit Morata.
Pjesa e parë pëfundoi në favor të Barcelonës, me një gol të shënuar nga Rakitic.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/