Interi dhe PSG-ja përballen në Mynih për trofeun më të lakmuar të klubeve europiane. Zikaltërit synojnë të përsërisin suksesin e 15 viteve më parë, ndërsa francezët kërkojnë të shkruajnë historinë pa emrat e mëdhenj të së kaluarës.
Pas një sezoni pa trofe në Itali, Champions-i është shansi i fundit për ekipin e Inzaghi-t. Inter zbret në fushë me formacionin më të mirë, ndërsa PSG mbështetet te tresheja Doue-Barcola-Dembele dhe portieri Donnarumma.
Sipas basteve, PSG shihet favorit me koeficient 2.15, ndërsa Inter vlerësohet me 3.40. Spektakli është i garantuar!





