Ka një lajm të mirë nga infermieria për skuadrën e Teutës. Për ndeshjen me Vllazninë, e cila konsiderohet si “finalja” e sezonit për fatin e të dyja ekipeve, do të rikthehet boshnjaku Dediç.
Ai ka munguar gjatë kësaj kohe për shkak të një operacioni në apendicit, por e ka lënë pas atë dhe është gati të zbresë në fushën e lojës.
Durrsakët kanë vuajtur shumë në sulm dhe rikthimi i tij është shpresa e vetme për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.





