Për të tetin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Raporti i Lumturisë në Botë i publikuar, ka matur mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe nivelin e korrupsionit.
Njerëzve në 143 vende u kërkohet të vlerësojnë në një shkallë nga zero në 10 cilësinë e jetesës së tyre.
Finlanda u pozicionua në vendin e parë me një rezultat mesatar prej 7.75 – e ndjekur nga Danimarka, Islanda dhe Suedia, ndërsa Afganistani mban vendin e fundit me një rezultat 1.36.
Vlen të theksohet se Kosta Rika dhe Meksika kanë hyrë për herë të parë në 10 vendet kryesore.
Ndërkohë Shqipëria këtë vit renditet në vendin e 89 duke shënuar sërish rënie krahasuar me vitin e kaluar ku u pozicionua në vendin në vendin e 87.