Tashmë është zyrtare, Kristof Piontek është rikthyer në Serinë A italiane, ku ka firmosur me skuadrën e Fiorentinës.Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi vjollcë me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit polak që rikthehet në Itali pas aventurave me Milanin dhe Xhenoan.

26-vjeçari vjen nga skuadra e Hertës së Berlinit teksa me Fiorentinën do të mbajë fanellën me numër “19”.Gjatë këtij sezoni me fanellën e Hertës së Berlinit, Piontek është aktivizuar gjithsej në Bundesligë në 9 ndeshje nga ku ka mundur të realizojë vetëm 1 gol.