Fiorentina-Inter përballen sonte në mbrëmje, në kuadër të javës së 22-të të Serie A.

Trajnerët Italiano dhe Inzaghi kanë vendosur formacionet zyrtare si do zbresin skuadrat e tyre në fushën e blertë.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, në mungesë të Hakan Calhanoglu, e nis këtë takim nga minuta e parë.