Joe Barone nuk ia doli. Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, u nda nga jeta sot në moshën 57-vjeçare.
Ai u shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano që prej të dielës në mbrëmje, pasi u sëmur në hotel para ndeshjes të shtyrë kundër Atalantës dhe pësoi arresti kardiak, para spitalit.
Në krah të tij janë familja e tij, bashkëshortja Camilla, katër fëmijët e tij, Pietro, Salvatore, Giuseppe dhe Gabriella dhe gjithashtu nipi i tij 11 muajsh i ardhur nga SHBA.
Barone, i cili të mërkurën do të mbushte 58 vjeç, ishte i lidhur me atë që quhet ‘makina e ringjalljes’, një pajisje moderne që përdoret për rastet më të rënda dhe që ka shpëtuar shumë jetë.





