Sulmuesi 21-vjeçar Cristian Shpendi është i shumëkërkuar nga klubet e Serie A. Mediet në Itali bëjnë me dije se së fundmi klubi i Fiorentinës ka bërë hapa konkret dhe është i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë euro për shërbimet e shqiptarit të Cesenas.
Janari është pranë dhe Shpendi shihet te Fiorentina si zëvendësuesi ideal i Kean, teksa do fitonte përvojë në elitën e futbollit italian. Me kontratë deri verën e 2026, Cristiani është vëllai binjak i Stivenit, që është në pronësinë e Empolit.
Në 15 ndeshjet e këtij sezoni Shpendi ka shënuar dhjetë gola, tetë prej të cilëve në Serie B dhe dy në Kupën e Italisë. Interes për të kanë shprehur edhe klube si Napoli apo Juventus, ndërsa ndiqet prej kohësh forma e tij e mirë. Cristian Shpendi ka luajtur shtatë ndeshje me kombëtaren U-21 të Shqipërisë dhe ka shënuar një gol, ndërsa ende trajneri Sylvinho nuk është bindur për ta afruar në ekipin e parë, edhe pse golat e kuqezinjve në Ligën e Kombeve ishin me “pikatore”.