Drejtuesja e emisionit ‘Fiks Fare’, Fiori Dardha po përndiqet në rrjetet sociale nga një person i paidentifikuar, që e shqetëson vazhdimisht në Facebook-un e saj.
 
Këtë fakt, Fiori e ka bërë vet të ditur në rrjetin e saj social, duke publikuar edhe mesazhet e dërguar nga një profil fals i identifikuar si Arta Toska. Nuk dihet nëse personi i paidentifikuar është femër apo mashkull.
 
“Zot, na ruaj nga mendjet e semura! Ne fillim te behen fansa, me pas te dergojne kerkese per miqesi e te luten t’ua pranosh. Kur nuk e del e vetja, fillojne nje fushate denigruese ndaj teje. Kjo tipja me kete profilin fals nuk le rast e vend pa komentuar e pa derdhur vrer per mua. 
 
E beri edhe sot ne statusin ku une uroja partnerin tim per pervjetorin tone (shihni komentin e fundit ne kolazh), sepse mesa duket Zoti e ka denuar te jetoje e vetme ne anonimitet, duke spiunuar, lakmuar e vjedhur jetet e tjereve. Po ia bej dhurate keto rreshta, se per kaq vemendje vuan. 
 
Po i bej dhurate edhe shprehjen “Te qafsha mi SHEGE, sa gjynah je”! Rrjetet sociale jane vertet te frikshme!
Pas gjithe ketyre rasteve te perseritura, kete person nuk mund ta denoj me mosperfillje.  Tashme me kete person do merret drejtesia!”, shkruan drejtuesja e ‘Fiks Fare’ në Facebook.
 
Ajo ka denoncuar në polici rastin, për të identifikuar dhe dënuar personin që komentonte me fjalë fyese në rrjetin social të Fiorit. Disa kohë më parë, edhe moderatorja Rudina Magjistari përndiqej në Facebook nga një person i panjohur.