DURRËS, 11 prill 2013 – Punimet për riparimin e motoskafëve të Kapitanerive të 4 porteve, Durrësit, Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës, do t’i realizojë një firmë me seli në bashkinë e Sukthit,  me një ofertë prej 1.736.500 lekë, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Në tenderin e zhvilluar me këtë rast, morën pjesë tri shoqëri, dy prej të cilave u skualifikuan dhe pse ofertat i kishin më të ulëta se “AFA Grup” shpk me seli në lagjen “Qendër” në Sukth (1.242.000 lekë dhe 1.634.400 lekë).

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, skualifikimi u bë për arsye se këta dy konkurrues kishin mangësi në dokumente.

/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/