21 maj 2015 – Një "operacioni blic" i efektivëve të Tiranes, ka arrestuar dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, krijuesit të firmës piramidale "Xhaferri".
Përparim Xhaferi rezulton i dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, dhe Pëllumb Xhaferi është dënuar me 10 vjet heqje lirie nga e njëjta gjykatë për "Vjedhje me anë të mashtrimit me shuma të mëdha" dhe “Krijimi i firmave Piramidale”.
Dy vëllezërit që ishin në kërkim u kapën në shtëpitë e tyre në Tiranë, orët e para të mëngjesit.
Rrapush Xhaferri u shpall debitor pas vdekjes për shumën 1 miliardë e 227 milionë lekë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/