TIRANË, 4 korrik 2013 – Kompanitë shqiptare kanë vazhduar zgjerimin e investimeve të tyre jashtë vendit, kryesisht në shtetet fqinje dhe në rajone të tjera në Evropë, thuhet në një raport të bërë publik më 3 korrik 2013.

Investimet jashtë vendit nga firmat shqiptare vlerësohen në rreth 206 milionë euro deri në fund të vitit 2012, sipas Raportit Botëror të Investimeve, botuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, UNCTAD.

Raporti thotë se firmat shqiptare kanë investuar jashtë vendit më shumë se sa kompanitë maqedonase qw kanw realizuar 104 milionë dollarë dhe ato boshnjake 186 milionë dollarë.

Megjithatë firmat kroate dhe serbe kanë bërë investime më të madhe jashtë vendeve të tyre se sa kompanitë shqiptare, përkatësisht 4,5 miliardë dhe 2.2 miliardë euro.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/