Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u pyet në lidhje me kompaninë që do të ndërtojë portin e Durrësit.

Balluku tha se nuk mund të jepte sot një përgjigje në lidhje me këtë çështje, dhe të gjitha pyetjeve do ti jepte përgjigje gjatë ditës së nesëerme, pasi në lidhje me këtë temë do të ketë dhe një interpelancë në Kuvend.

“E para kompania siç ju e dini statusin e investitorit strategjik e ka marrë nga AIDA, nesër në një intepelancë të thirrur nga zoti Xhaferri unë do të jap përgjigjet e mia. Fantazmë apo jo këtë nuk mund ta përcaktoni ju, do ti merrni përgjigjet gjatë ditës së nesërme në Kuvend”, tha Balluku.