Shqipëria ka firmosur marrëveshjen me Turqinë për blerjen e flotës së dronëve të njohur si “Bayraktar”.

Sipasasaj që tha kryeministri Edi Rama, dronët janë teknologji e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, por gjithashtu do të përdoren në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeo-hapësinore.

Gjatë  fjalës së tij, shefi i qeverisë theksoi se me këtë marrëveshje nuk po sillen thjesht dronët, por mbi të gjitha një fushë e re njohurish.

“Dronët janë në funksion të sigurisë kombëtare. Dronët janë teknoligjia më e lartë për misonet ushtarake. Me këtë marrëveshje, nuk po sjellim thjesht, këtu në Shqipëri, teknologjinë më të lartë në këtë fushë, por kështu po sjellin në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët, por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes Forcave të Armatosura tona dhe kompanisë “Bajraktar” që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë “Bajraktar” që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, theksoi Rama.