Ditën e sotme, besimtarët myslimanë kremtojnë ditën e Fiter Bajramit. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin para xhamisë së Durrësit.
Falja ka nisur që në orën 6:00 të mëngjesit. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Muçaj, një ditë më parë nuk harroi të bënte një apel për të gjithë besimtarët për këtë ditë që përkon dhe me ditën e zgjedhjeve.
Pas faljes së Namazit, besimtarët përshëndetën njëri-tjetrin duke uruar paqe dhe mirësi për familjet e tyre, ndërkohë festa vijon në shtëpitë e gjithësecilit ku shërbehet dreka familjare me të afërmit dhe miqtë, për të ndarë bashkë gatime të shumëllojshme sipas zakonit. Fiter Bajrami është festa më e madhe e vitit për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën.