Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Krahas një fotoje me bashkëshorten e tij, Berisha shkruan se besimtarët mysliman kremtojnë sot përfundimin e agjerimit të muajit të Ramazanit.
Ai u ka uruar besimtarëve që Zoti tu pranojë sakrificën e tyre dhe tua kthej në mirësi për ata, familjet e tyre dhe kombin shqiptar.
Urimi i Berishës:
Sonte Nata e Bajramit!
Të dashur miq, sonte besimtarët musliman nderojnë dhe kremtojnë përfundimin e agjerimit të muajit të Madhnueshëm të Ramazanit.
Me këtë rast le të urojmë nga zemra të gjithë ata që agjëruan, por dhe të gjithë besimtarët mysliman dhe besimtarët e Zotit që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën e tyre dhe ta kthej në mirësi për ata, familjet e tyre dhe kombin shqiptar. #sb