5 qershor 2015 – Abuzimi me barnat e rimbursueshme dhe falsfikimi i dokumenteve ka bërë që zyrtare dhe farmacistë të përfitojnë mbi 55 milionë lekë. Policia e Tiranës zhvilloi sot aksionin “Rimbursimi 2”, duke arrestuar 9 vetë dhe shpallur në kërkim dy të tjerë. Ata dyshohen se, në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme gjatë periudhes shtator 2014-mars 2015 kanë përfituar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor një shumë prej rreth 55.941.901 lekësh të reja nëpërmjet skemes së rimbursimit të medikamenteve nëpërmjet disa farmacive fiktive dhe duke falsifikuar dokumentacionin.

Të arrestuar janë:

1-    Pjerin Xhuvani, 50 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

 

2-    Nikollaq Thanasi, 63 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me profesion farmacist.

 

3-    Mimoza Tufi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë , me profesion farmaciste dhe administrator e nje farmacie ne Lunder-Tirane.

 

4-    Arens Spahiu, 30 vjeç, lindur në Berat, me profesion farmacist.

 

5-    Hysni Roci, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me profesion pronar i një farmacie përballë Spitalit të Fëmijëve.

 

6-    Edlira Mara, me detyrë Juriste pranë Sektorit Juridik në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

 

7-    Adelina Manaj, 35 vjeç, lindur ne Fier dhe banuese ne Tiranë, me profesion Farmaciste (drejtuese teknike).

 

8-    Keti Mahmuaj, 48 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyre Ekonomiste në Sektorin e Rimbursimeve në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

 

9       – Frida Lamçe, me detyrë Specialiste Ekonomiste në Sektorin e Rimbursimeve në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”