Analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi ka marrë një rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike.

 Zekthi është emëruar koordinator kombëtar për Komunikimin Social dhe Politik në PD.

Ky emërim i Zekthit, vjen në kohën që Partia Demokratike po shpalos emrat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit.

Emërimi i Zekthit vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për PD-në, që gjendet përballë sfidës së madhe për të fituar zgjedhjet. Pak më herët Xhemal Gjunkshi u vendosu koordinator për sigurinë dhe Enno Bozdo si koordinator kombëtar për energjinë.