Festat e fundvitit kanë qënë të mbara për 10 lojtarë të Lotarisë Italiane.
Agjencia e Doganave dhe Monopoleve në shtetin fqinj zbuloi mbrëmjen e djeshme numrat e serisë për fituesit, si dhe shumat që do të fitojë gjithsecili.
Çmimi i madh ra në Torino, me qytetarin fatlum që fitoi plot 5 milionë euro. Shumë e konsiderueshme edhe për një lojtar nga Udine, që fitoi çmimin prej 2.5 milionë euro. Kryeqyteti Roma, u “gëzua” me shifrën e 1.5 milionë eurove, ndjekur nga Lucca me 1 milion euro dhe Erba (provincë në Como) me 500 mijë euro, shifër e fituar edhe nga 5 lojtarë të tjerë.
Për të marrë pjesë në Lotarinë Italiane, lojtarët blenë një biletë për shifrën 5 euro.





