Në ndarjen e çmimeve “Kult” për 2019-ën, Anxhela Peristeri arriti të triumfojë me këngën “Pa mua”, i cili u vlerësua si më i miri i vitit.
Së bashku me të, në këtë kategori të nominuar ishin, Elvana Gjata, Elton Deda, Sidrit Bejleri e Kejsi Tola.
Gjatë marrjes së çmimit, këngëtarja tha se të gjithë të ardhurat nga trofeu i akademisë, do të shkojnë për të prekurit e tërmetit të datës 26 nëntor.
“Shumë e nderuar që akademia ‘Kult’ vlerësoi ‘Pa mua’ si kënga e vitit mes 5 kolegëve e miqve në garë. Kjo këngë më ka dhënë një dashuri të madhe nga publiku, një trofe për një kompozim jashtë festivaleve nga @kledibahiti që e meriton këtë çmim njësoj si unë. Siç e thashë edhe në skenë, njoftova akademinë që të ardhurat e trofeut të shkojnë për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit. Ju faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo në Instagram.





