Spektakli Big Brother VIP përfundoi aventurën e famshme në finalen e së premtes.

Balerini Ilir Shaqiri, arriti të fitojë çmimin e madh përballë rivalit të tij, Donald Veshaj.

Shaqiri i cili ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Itali, ka treguar përmes postimeve në InstaStory imazhe të mediave italiane që raportuan për fitoren e tij në Big Brother VIP.

“Në Itali, Ilirin e njohim falë Maria De Filippi. Balerini profesionist ka marrë pjesë në programe mjaft të suksesshme si “Amici ” dhe “ Buona Domenica ”. Për ta lidhur me vendin tonë nuk është vetëm e kaluara e tij artistike, por bashkëshortja e tij, ish-aktorja Emanuela Morini, e cila mori pjesë në finale.

Ajo bërtiste nga gëzimi në momentin e shpalljes së fitores dhe gjithashtu vajza e tij, Emily e cila po ndjek gjurmët e prindërve.”, shkruajnë mediat italiane.

Balerini reagoi pas fitores duke thënë se kurrë më parë nuk kishte provuar kaq shumë emocione.

“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja. Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke. Faleminderit nga zemra, Ju Dua”, shkroi Iliri.