Enxhi Nasufi, fituesja e “DWTS 2” e ftuar në Fan Club është pyetur se çfarë do bëjë me 50 mijë eurot që ajo fitoi nga ky spektakël.
Sipas saj nuk e di ende sepse vazhdon të jetë në mjegull, por për një është e sigurt, nëse investon në klipe dhe koncerte, balerinin e saj Silvi do e ketë gjithmonë me vete.
Kiara Tito: Çfarë do bësh me ato 50 mijë euro?
Enxhi Nasufi: Të them të drejtën nuk e di fare dhe e kam shumë të sinqertë këtë gjë. Nuk dua të them gjëra që do bëj këtë, do bëj atë kur nuk e di fare. Madje jemi aq në mjegull, sa nuk e dimë ku jemi, derisa të kthjellohemi. Ndoshta në vazhdim të karrierës time, do e them çdo bëj, por tani nuk e di fare.
Ilir Shaqiri: Mund të investosh një pjesë të çmimit tek Silvi (balerini) për ndonjë bursë studimi që të përmirësohet.
Enxhi Nasufi: Se tani unë bëhem protektive, se jam territoriale. Më ngacmoi me atë që më tha. Këtë nuk e lejoj unë sepse Silvi është një dritë dhe meqënëse ishim tek investimi, do bëj këtë gjë Ilir. Do investojmë për ca klipe, koncerte dhe Silvi është gjithmonë me mua, kështu që ka investim më të mirë se ky? Dhe jo vetëm Silvi por dhe disa të tjerë këtu që unë i dua shumë.