I ftuar mbrëmjen e të stunës në “Xing me Ermalin”, këngëtari Altin Goci tregoi një histori të ndodhur në vitin 1991, kur ishte pjesë e grupit "Ritfolk" dhe mori pjesë në Festivalin e RTSH-së .
Grupi i tij, një nga më të pëlqyerit nga publiku u kualifikua në finale dhe fitoi çmimin e parë mes 4 grupeve që konkurronin. Mirëpo, atyre iu dhanë vetëm 4 mijë lekë të vjetra dhe anëtarët e grupit mbetën të zhgënjyer.
“Pas 1 jave thanë që kanë dalë honoraret për pjesëmarrjen dhe për çmimin e parë. Shkuam me gjithë qejf te Radio Televizioni Shqiptar për të marrë atë që na takonte. Shohim në border 4 mijë lek të vjetra gjithsej. U habitëm se ne 4 veta ishim na binte 1 mijë lek për çdo person. Kur dolëm vendosëm të shkonim të pinim”, tregoi Altini.





