Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit “Nobel” në fiziologji, Harald zur Hausen, ka konstatuar shkaktarët e kancerit tek njerëzit: I hamë çdo ditë këto produkte.

“Kam konstatuar që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë te njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen. 

Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vëmendjen që përdorimi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e kancerit kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku nuk vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e besueshme!

“Shpjegimi tradicional lidhet me gatimin e mishit në skarë, pasi është konstatuar që mishi i pjekur në skarë çon në formimin e lëndëve kancerogjeneve. Kjo tezë e humb rëndësinë, meqë këto formohen edhe me rastin e fërgimit të mishit të peshkut dhe të pulës, ndërsa askush nuk shqetësohet që përdorimi i mishit të shpezëve dhe peshkut shton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë”, thekson ky shkencëtar.

Ai, gjithashtu, tregon që niveli i sëmundjeve kolorektale nga kanceri është rritur shumë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai është i bindur që kjo në mënyrën më të drejtpërdrejtë lidhet me popullarizimin dhe konsumimin e  mishit të importuar të gjedhit. Shkencëtari gjerman shton edhe që në shtetet aziatike shumë rrallë hasen sëmundje të disa llojeve të kancerit, për shkak se në ato shtete përdoret minimalisht në ushqim, qumështi i lopës dhe prodhimet e qumështit.

Hausen në numrin e fundit të revistës shkencore “International Journal of Cancer” ka bërë publike faktet që ka studiuar dhe i ka gjetur shkaktarët në gjakun dhe qumështin e lopës dhe që në të ka zbuluar elemente të ADN-së, të cilat mund t’i përkasin virusit të panjohur, i cili mund të jetë shkaktar i kancerit tek njeriu./Shije