Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vajzën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama si studente ekselente, e punësuar në administratë falë “Paktit për Universitetin”.

Beriasha duke publikuar si ngahera mesazhin e një qytetari dixhital, thotë se vajza në video e paraqitur si ish-studente dhe e punësuar në administratë falë rezultateve të saj ekselente është në fakt nusja e djalt të një drejtori në Ministrinë e Energjetikës.

STATUSI I BERISHËS:

Kjo është ekselentja që punësoi Edvin Kristaq Mashtrimi! sb
Përshëndetje doktor. Edi Rama është mjeshtër teatri. E nxjerr Drijona Melevin si studente ekselente që fitoi punën me konkurs pa mik. Kjo është nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave në ministrinë e Energjetikës. Sekseri miliarder i HEC-eve dhe minierave. Kjo goca ka qenë e punësuar në kryeministri para se të mbaronte shkollën. Turp, fusin të afërmit e kryehajdutave dhe pensionistët e thonë meritokraci.