9 tetor 2015 – Shqipëria e humbi ndeshjen, por tregoi qytetari. Ishte ky pak a shumë mesazhi që u dha nga zyrtarë të lartë të qeverisë (përfshirë kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri) që angazhuan afro 2 500 forca policore për të garantuar mbarëvajtjen e përballjes me Serbinë në “Elbasan Arena”.

Në Elbasan nuk pati incidente dhe tifozët u shpërndanë paqësisht. Por qytetaria duket se mbeti nën frikën e 2500 policëve, pasi në qytetet e tjera tifozët treguan një tjetër anë të sjelljes. Kjo foto është bërë mbrëmë në qytetin e Fierit, ku tifozët e zhgënjyer nga humbja shkatërruan tavolina e karrige në disa lokale, shkruan Lapsi.al.

Edhe në Tiranë tifozët e zemëruar nga humbja bllokuan urën në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe hodhën fishekzjarre, duke krijuar një situatë të nderë, shumë larg qytetarisë.

/portali DurresLajm/