Presidenti Ilir Meta ka uruar Teutën e Durrësit për fitimin e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në histori.

Pikërisht ky trofe për Teutën vjen në 100- vjetorin e themelimit të ekipit, dhe duket se durrsakët po e shijojnë këtë vit.

Teuta vetëm këtë muaj ka fituar 2 trofe, të dyja duke mposhtur Tiranën, teksa në Europa League shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj Beitar Jeruzalem, por tashmë ka një sfidë të vështirë përballë spanjollëve të Granadës.

URIMI NGA ILIR META
Për herë të parë Superkupa e Shqipërisë shkon në Durrës! 
Urime Teutës dhe të gjithë tifozëve të saj për fitoren e këtij trofeu të rëndësishëm në 100-vjetorin e ekipit!