Fituesi i “Këpucës së Artë”, Dejvi Bregu ka reaguar për fitoren e titullit me Teutën.
Për të është arritja më e madhe dhe për këtë ai falenderon presidentin dhe të gjithë tifozët që e kanë mbështetur.
Ai tha se fitorja ndaj Vllaznisë ishte kthesa e madhe që i dha forcë klubit.
“Duhet të ikja larg shtëpisë që të dukesha ky që jam sot. Kjo është arritja ime më e madhe. Dua të falënderoj presidentin, të gjithë tifozat që më kanë mbështetur. Shkëputja e madhe e pikëve nga Vllaznia na demoralizoi pak, por nuk na i humbi besimin.
Fitorja ndaj Vllaznisë, ishte kthesa e madhe që na dha forcë. Jam shumë i lumtur për këtë sukses, gjërat e tjera nuk janë në dorën time, sa kam mundësi do të jap maksumimin.Kontrata ime me Teutën mbaron mbas Kupave të Europës.
Deri në fund të Kupave të Europës do të jap maksimumin për Teutën, për momentin nuk kam asgjë konkrete për të ardhmen”, u shpreh Dejvi Bregu.





