Fredi Beleri, kandidati fitues i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Beleri do të përballet me akuzën e korrpsionit zgjedhor. Bashkë me të para gjykatës do të dalë edhe Pandeli Kokaveshi.

SPAK pritet që të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg” për dy të hetuarit, një kërkesë që do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiraj.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik.