Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin e PS për Bashkinë e Rrogozhinës, për fitoren në ripërsëritjen e zgjedhjeve të mbajtura gjatë ditës së djeshme.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama thotë se Memolla e thelloi fitoren e 14 majit me një avantazh spektakolar.

Ai shtoi se kjo është edhe meritë e skuadrës së PS-së, që sipas tij, nxori mësim nga zgjedhjet e 14 majit.

Reagimi i Ramës:

RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore

#VetëmPërpara