Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme.
Mësohet se ai ka thënë para togave të zeza se nuk ka lidhje me automjetin tip “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar Kejvina Kthellës.
“Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthellën, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja.
Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri ne 200 mln lekë të vjetër.
“Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai.
Redjan Rraja, akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku ndërsa u plagos ish-prokurori dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremit ose siç njohet ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.