29 korrik 2014 – Një student ka fituar plot 100.000 dollarë në emisionin “Millionaire Hot Seat” duke thënë se nuk ka ditur asnjë nga pyetjet dhe alternativat por është përgjigjur me hamendje.

19 vjeçari Khaled El-Katateny i cili ka bërë shumë ndjekës së Instagramin e tij pas kësaj i ka thënë në fillim të emisionit prezantuesit Eddie McGuire se nëse do fitonte do blinte 10 motorë uji.

Por duke mos dyshuar tek zgjuarsia e djalit, Khaled ka treguar se për të kthyer përgjigje të sigurta ai ka zbuluar gjuhën e trupit të McGuire dhe shprehitë e tij të fytyrës.

“Nuk kam luajtur lojën, kam luajtur njeriun. Kam lexuar çdo përgjigje duke menduar fytyrën e tij. Kam ndjekur audiencën pas shpinës së McGuire”– ka shpjeguar ai.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/