Një grua që konfirmon se ka fituar 44 milionë euro në Lotarinë Kombëtare në Britaninë e Madhe, për fat të keq ajo nuk mund të shkojë të tërheqë çmimin, sepse biletën fituese e kishte harruar në xhepin e pantallonave përpara se ta fuste në lavatriçe.

Ngjarja ka ndodhur në Worcester, ku gruaja e kishte futur biletën në lavatriçe përpara se të mësonte se ishte fituese. Ajo është munduar ta thajë atë me një tharëse flokësh dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme, por nuk ia ka dalë pasi disa numra identifikues janë fshirë.

Drejtuesit e lotarisë konfirmojnë shitjen e biletës në këtë zonë, por ende fituesi nuk është paraqitur.

Shitësi i biletave në foto, tregoi për gazetën 'Mirror"se gruaja në fjalë i është paraqitur me biletën e dëmtuar, por ai e ka refuzuar atë pasi bileta nuk ishte e vlefshme për shkak të dëmtimit të numrit të serisë. “Jam një relike humane. Nuk kam fjetur gjithë natën”, i kishte rrëfyer zonja shitësit.