Traneri i Teutës, Gugash Magani, e ka festuar ditëlindjen me një fitore në Laç sot. Me Europën që është gjithnjë e më pranë, trajneri i Teutës bën llogaritë dhe shpreson që javën e ardhshme të gjejë përballë një Partizan të demoralizuar.
“Fitore shumë e rëndësishme, që na ndihmon shumë për të arritur objektivin. U duk e lehtë, por në fund kemi vuajtur shumë dhe Laçi për pak na barazoi. Tani duhet ta luajmë çdo ndeshje si finale dhe përgjegjësia është e madhe, sepse na kërkohet kualifikimi në kupat e Europës. Sot luajta me 2 sulmues edhe për faktin se na duhej fitorja me çdo kusht. Është e qartë që tashmë bëhen llogari dhe ne nuk bëjmë përjashtim, ndaj të hënën shpresojmë që Skënderbeu të fitojë dhe të shkëputet, sepse më pas presim Partizanin dhe na leverdis një rival i demoralizuar”.