Pas Itali-Spanjë, gjysmëfinalja tjetër e Europianit do të diskutohet mes Anglisë dhe Danimarkës. Mbrëmjen e së shtunës “Tre luanët” shkatërruan Ukrainën në çerekfinale, ndërsa Danimarka eliminoi me rezultatin e ngushtë 2-1 Republikën Çeke.
Anglia gjeti goli shumë shpejt. Katër minuta i mjaftuan Anglisë. Ishte Harry Kane që shënoi për Tre Luanët. Ylli i Spurs kapi në befasi mbrojtjen ukrainase dhe nuk fali. Anglia pati edhe dy mundësi të mira, por portieri ukrainas u kundërpërgjigj mirë. Ukraina ishte e paqartë në daljet e saj.
Me të nisur e dyta, Maguire gjen golin e dytë pas një goditje të bukur me kokë. Luke Shaw perfekt me atë krosim. Pas 4 minutash është sërish Shaw që kroson dhe Kane nuk fal me kokë, duke cuar shifrat në 0-3. Tre gola për kapitenin anglez në këtë Evropian.





