7 prill 2014 – Milani është treguar i vendosur në fitoren prej 2-1 në transfertë ndaj Genovas në Stadio Comunale Luigi Ferraris.
Adel Taarabt krijoi epërsi për Rossonerët në pjesën e parë dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim (20’).
Keisuke Honda e dyfishoi epërsinë në fraksionin e dytë të lojës (56’).
Mirëpo, Marco Motta i ktheu vendasit në lojë duke shënuar me vole (73’).
Megjithatë, kuqezinjtë arritën që ta mbronin epërsinë deri në mbyllje të sfidës, përkundër presionit që ekipi pritës dhe i tifozëve të tyre ishte i madh.
Pas 32 javësh, Milani numëron 45 pikë dhe gjendet në pozitën e 11-të në tabelë. Genoa, nga ana tjetër, është dy pozita më poshtë.





