18 janar 2015 – Kombëtarja e Futbollit të Sallës ka arritur fitoren më të thellë në historinë e saj, 11 – 0 ndaj San Marinos në eliminatoret e Euro 2016. Kuqezinjtë e drejtuar nga Erind Resuli kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, por për fat të keq ka shërbyer vetëm për të vendosur këtë rekord, pasi nuk kanë shance të shkojë më tej në këtë aktivitet.
Mbrojtësi Mentor Mejzini ka qenë shënuesi 3 golave. Kombëtarja e Futbollit të Sallës e ka mbyllur turneun eliminator që u zhvillua në Moldavi me 1 fitore dhe 2 humbje. Kuqezinjtë kanë shënuar më shumë gola në krahasim me kundërshtarët 15 në 3 takime. Në krye të Grupit D është renditur Franca me pikë të plota falë fitores 4 – 2 me Moldavinë duke siguruar një vend në turin tjetër kualifikues.





