Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas fitores së Fredi Belerit në Himarë.

Në një status në rrjetet sociale ai thotë se është i lumtur për fitoren e Belerit  ndërsa shton se Beleri ndodhet në paraburgim dhe kërkon që kjo “aventurë e tij”, siç e konsideron, të përfundojë sa më parë.

“Jam i lumtur që Fredi Beleri u zgjodh kryetar i Bashkisë Himarë. Uroj dhe shpresoj që aventura e tij të përfundojë shpejt. E përsëris, rruga e Shqipërisë drejt BE kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis në një reagim në rrjetet sociale.