Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh i lumtur për fitoren dhe kualifikimin e Teutës në raundin e dytë paraeliminator të Europa League-s.
Durrsakët mposhtën izraelitët e Beitar me rezultatin e pastër 2-0, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”.
“I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar të Teutës sot! Urime për këtë performancë mbreslënëse dhe premtuese!”, shkruan presidenti Meta.
I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar të Teutës sot! Urime për këtë performancë mbreslënëse dhe premtuese!
Posted by Ilir Meta on Thursday, August 27, 2020





