Teuta barazoi 0 me 0 kundër Tiranës në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe tashmë ka 9 javë pa fitore. Pas ndeshjes foli trajneri i durrsakëve, Edi Martini.
“Mendoj se ishim më mirë se Tirana, sidomos në pjesën e parë. Bëmë një tërheqje mbrapa dhe prej kundërshtarit sepse Përgjoni u fut në qendër. Prengaj na prishi punë. Ne kishim ardhur sot për të fituar ndeshjen. Je i kënaqur se luajtëm kundër Tiranës në Tiranë, më mirë kështu se një humbje dhemb, sidomos për gjendjen e lojtarëve. Pas ndeshjes i pashë djemtë e mërzitur sepse kishin mundësi dhe donin ta fitonin ndeshjen.
Dhe në momentet që Tirana na vendosi poshtë, gjendja e Arifit dhe Torrajt ra. Them që duhet të bënim më mirë, sidomos para portës. Si me Llocin ose Preknicën, që mund të shënonim dhe të merrnim 3 pikët.
Më vjen inat sepse në pjesën e parë kishim shumë raste ku Torrja dhe Arifi na dilnin të lirë. E kuptoj që nervoziteti. Më vjen keq për ato raste se ishim shumë herë në superioritet numerik. Sidomos në pjesën e parë, na mungon pasi i fundit dhe qetësia para porte. E kuptoj dhe nervozitetin e lojtarëve në fushë.
Konsumuam shumë në pjesën e parë. Prengaj duhet dyfishim në markim dhe u spostuam. Duke iu afruar atij, liruam mesin e fushës. Dhe me thënë të drejtën na vuri në presion Tirana në ato momente. Ishte meritë e Tiranës, që na bëri të uleshim poshtë në pjesën e dytë.
Ekuilibrat në fushë, ne kemi pasur probleme në tranzicionin negative, sot ishim më të kujdesshëm. Llocin dhe Beqjan nuk i futëm thellë në zonën e thellësisë. U frenuan dhe nuk u futën përpara. Kisha mbrojësit e krahëve, që erdhën me vonesë se mund të ishin më të rrezishëm. Më shpesh ka dal Boci dhe Kruja se mesfushorët. E konstatoj dhe unë, po këto momente pikët janë shumë të vlefshme. Duhet të ishim të garantuar, të mos pësonim gol. Kjo ishte arsyeja përse lojtarët tonë nuk ishin shumë në portën kundërshtare.
Në anën ofensive, kërkoja më shumë presing lart, Kruja u kthye shumë. Këto ndeshje nuk ka qenë asnjë minutë pushim, ndoshta gjendja fizike nuk ishte më e mira. Mendova një lojtar tjetër, që të shkonte të presonte më lart”, u shpreh Martini.