Fitorja spektakolare e Juventusit në "Allianz Stadium" përballë Atletiko Madridit me rezultatin e pastër 3-0 ka ngazëllyer edhe kryeministrin Edi Rama.

Si një tifoz i flaktë i Juventusit, Rama ka postuar disa foto në rrjetet sociale të lojtarëve të Juves në momentet e festimit të golave me shkrimin "Finoallafine", si dhe foton e Ronaldos si foto dite.